Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Kosova “i rrëmben” Zvicrës futbollistin e radhës, Blick: Albion Hajdari do luajë për ‘Dardanët’
Pas Eman Kospos që shkoi te Bosnja dhe Hercegovina dhe Leon Avdullahut tek Kosova, një tjetër talent zviceran pritet të ndryshojë ekipin kombëtar. Gazeta zvierane “Blick” raporton se pavarësisht disa thirrjeve për ekipin kombëtar helvet, mbrojtësi Albian Hajdari, i cili në verë u transferua te Hoffenheim ka zgjedhur Kosovën. “Në shtator, Albian Hajdari ende donte të përqendrohej në rolin e tij të ri te TSG Hoffenheim. Pas tre paraqitjeve në Bundesligë, përfshirë një ndeshje 90 minuta në humbjen 4-1 ndaj Bayern Munich, 22-vjeçari dëshiron të luajë edhe në kualifikueset e Kupës së Botës javën e ardhshme. Këtë herë, megjithatë, jo për Zvicrën, por për Kosovën”, raporton ‘Blick’. Hajdari, i cili sipas Transfermarkt.ch ka një vlerë tregu prej 12 milionë frangash zvicerane dhe ka përfaqësuar çdo ekip...