A është De Bruyne si Eriksen apo Fabregas? Conte dhe talenti i pastër nuk shkojnë gjithmonë krah për krah…

A është De Bruyne si Eriksen apo Fabregas? Conte dhe talenti i pastër nuk shkojnë gjithmonë krah për krah…

29 Shtator 2025 13:48 Alfred Lleshi Pas humbjes ndaj Milanit, në kampin e Napolit ka ngjallur debat sjellja e Kevin De Bruyne në momentin kur Conte e zëvendësoi me Elmas. Belgu reagoi me një gjest të lehtë të dorës, që menjëherë tërhoqi vëmendje. Deklarata e teknikut salentin e bëri çështjen edhe më të nxehtë: “Shpresoj të ishte i pakënaqur për rezultatin, sepse nëse bëhet fjalë për diçka tjetër, atëherë ka gjetur personin e gabuar”. Fjalë të forta, që sollën ndër mend precedentët mes Contes dhe lojtarëve të mëdhenj e të talentuar. Rasti i parë i njohur ishte ai i Cesc Fabregas te Chelsea. Spanjolli qëndroi gjatë në pankinë para se marrëdhënia të përmirësohej dhe të sillte sukses. Në Itali, më i freskët është kapitulli me Christian...