Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“Mocion me debat për programin qeverisës!”, Tabaku: Keni sajuar një komision për t’i gjetur punë Xhafajt
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku që në nisje të Kuvendit ka lëshuar akuza në drejtim të kësaj maxhorance sa i takon Komisioneve Parlamentare. Ajo tha se duhet të merret parasysh kërkesa e opozitës, për mocion me debat për programin qeverisës. Tabaku shtoi se të gjitha komisionet parlamentare kanë rëndësi, ndërsa shtoi se Kuvendi ka synuar që t’i gjejë një punë Fatmir Xhafajt, për të hapur një komision të veçantë. “Për dy çështje që janë të rëndësishme që të theksohen që në fillim në këtë seancë, që lidhen me procesverbalin. Kemi kërkuar një mocion me debat për programin e qeverisë dhe një interpelancë për programin e qeverisë sa i takon rrugës së integrimit europian. U theksua në seancën e kaluar, po theksohen dhe tani. Ne...