Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Masivi shkëmbor bie mbi shinat e trenit, makinisti shmang tragjedinë
Një masiv shkëmbor me përmasa të mëdha është shkëputur nga mali San Martino në Itali, i njohur nga banorët si “Monte marcio”, duke rënë fillimisht mbi hekurudhë dhe më pas duke u përplasur mbi rrugën automobilistike, që kalon pranë liqenit të Comos. Fatmirësisht, asnjë tren apo automjet në lëvizje nuk u përplas. Ngjarja ndodhi mes zonave të Lecco-s dhe Abbadia Lariana-s, në vendin e quajtur Pradello. Për shkak të dëmeve të shkaktuara, linja hekurudhore u ndërpre menjëherë, ndërsa një tren që po afrohej u ndal në kohë falë ndërhyrjes së makinistit, i cili arriti ta frenonte para se të prekej nga masivi. Më shumë se 150 pasagjerë u evakuuan nga treni me ndihmën e një autoshkalle të zjarrfikësve. Ndërkohë, në rrugën automobilistike qarkullimi po zhvillohet...