Kriza e shoqërisë/Nevojitet një lloj riedukimi i prindërve!

Kriza e shoqërisë/Nevojitet një lloj riedukimi i prindërve!

Sot, pavarësisht nëse flasim për shkollën, aktivitetet sportive apo qendrat komunitare, ekziston një element themelor që mund të bëjë vërtet ndryshimin: prania e një të rrituri “me peshë”. Fëmijët e sotëm kanë një intuitë të jashtëzakonshme dhe janë në gjendje të kuptojnë menjëherë nëse përballë tyre kanë një të rritur të aftë për të krijuar një marrëdhënie autentike dhe të thellë, që i dëgjon vërtet. Kur kjo ndodh, ai i rritur bëhet një pikë referimi si figurë. Ai vlerësohet, ndiqet dhe konsiderohet pjesë e një marrëdhënieje emocionale. Kjo mundëson arritjen e rezultateve të jashtëzakonshme me fëmijët. Megjithatë, shumë shpesh shtyhemi të shprehemi se ky brez i të rinjve është më pak inteligjent, më pak i përkushtuar dhe më dembel se ata të së shkuarës. Nuk...