Katarsis moral- intelektual dhe politik…

Katarsis moral- intelektual dhe politik…

Pal Shtufi: “Faji i ëndrrës”, memoare politike 1980-1992, Prishtinë, 2025Nga Jusuf BuxhoviLibri i Pal Shtufit “Faji i ëndrrës” paraqet një rrëfim të veçantë në formë kujtimesh, i parë i llojit të tillë, i një djaloshi njëzetvjeçar, plot iluzione, i përfshirë në veprimtarinë ilegale për çlirim kombëtar në fillim të viteve të tetëdhjeta, me ç’rast, i dekonspiruar, detyrohet të kërkojë strehim politik në Gjermani, si shumë të tjerë.Rrëfimi i brendshëm rreth qëndrimit trevjeçar në Gjermani (1980-1983), kthimi në Kosovë për ta vuajtur dënimin, jeta e burgut si dhe e pasburgut në rrethanat e lëvizje së rezistencës institucionale paqësore në të cilën përfshihet në mënyrë aktive si dhe largimi përfundimtar nga Kosova në vitin 1992 për në Zvicër, paraqet një katarsis përbrenda trekëndëshit moral-intelektual-politik, ku në njërën...