Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Prona, dyqane, poste parkimi, vilë e makina, kush është noterja nga Tirana që iu sekuestruan pasuritë me vlerë 3 mln euro
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë sekuestron pasuritë e paluajtshme në pronësi të shtetases Sanja Telhallari me profesion notere si dhe të familjarëve të saj. Nga hetimet e deritanishme ka rezultuar se gjatë periudhës 2013–2024, 35-vjeçarja ka kryer një numër të konsiderueshëm transaksionesh për blerjen e pasurive të paluajtshme, përfshirë apartamente, dyqane, poste parkimi dhe një vilë në një kompleks. Në total janë evidentuar 13 pasuri të paluajtshme, me vlera të larta monetare si dhe llogari të shumta bankare. Kjo shtetase ka investuar në pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme, kryesisht në makina luksoze dhe sende me vlerë të cilat nuk justifikohen nga pikëpamja ekonomike me të ardhurat nga aktiviteti i saj si notere. Nga verifikimet, u konstatua një...