Vilë në ‘Rolling Hills’, dyqane, makina luksoze dhe llogari bankare me burim të dyshimtë/ Pasuria e pafundme e noteres Sanja Telhallari nën sekuestro

Vilë në ‘Rolling Hills’, dyqane, makina luksoze dhe llogari bankare me burim të dyshimtë/ Pasuria e pafundme e noteres Sanja Telhallari nën sekuestro

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë ka vendosur sekuestro preventive mbi pasuritë e noteres Sanja Telhallari dhe familjarëve të saj, pas hetimeve që zbuluan një mospërputhje të thellë mes të ardhurave të deklaruara dhe investimeve të kryera gjatë viteve 2013–2024. Në kuadër të këtij hetimi, janë sekuestruar 13 pasuri të paluajtshme, përfshirë apartamente, dyqane, poste parkimi, një vilë në kompleksin luksoz “Rolling Hills”, si dhe makina luksoze dhe llogari bankare, të gjitha me burime të pajustifikuara ligjërisht. Sipas Prokurorisë, një pjesë e këtyre pasurive dyshohet se janë financuar me para që rrjedhin nga aktiviteti kriminal i ish-bashkëshortit të saj, K.P., i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane për “shfrytëzim prostitucioni” dhe vepra të tjera penale, me një...