Misteri i vrasjes së biznesmenit italian, dëshmia e Braçit: U konfliktuam me një vlonjat, na tha ‘nuk pyes për njeri’

Misteri i vrasjes së biznesmenit italian, dëshmia e Braçit: U konfliktuam me një vlonjat, na tha ‘nuk pyes për njeri’

edoardo sarchi TIRANË- Detaje të reja kanë dalë në dritë, nga hetimet për vrasjen e biznesmenit italian, Edoardo Sarchi, e cila deri tani mbetet pa autor, ndërsa dyshimet qëndrojnë mbi ortakët e tij. Përmes disa kamerave të bizneseve që ushtrojnë aktivitet tregtar buzë rrugës, policia e Gjirokastrës ka arritur të zbardhë emrin e personit të dyshuar për këtë ngjarje, por emri i tij ende nuk është bërë publik. Prezencën e këtij personi me origjinë nga Vlora e ka dëshmuar dhe dëshmitari kryesor, Gazmend Braçi, shok dhe ortak me viktimën Edoardo Sarchi. Sipas dëshmisë së Braçit, ata së bashku me shtetasin italian dhe babain e tyre, ishin duke lëvizur me makinat e tyre në zonën e Salarisë, pasi në fundjavë kishin parashikuar një guidë gjuetie. “…në...