Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Gjekmarkaj ironi me Xhafajn: Kryetar që kontrollon kryetarin! Po i ikni të vërtetës duke krijuar realitet fals
Deputeti i PD-së, Agron Gjekmarkaj ka ironizuar kryetarin e komisionit për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale, Fatmir Xhafajn duke e cilësuar si një ‘kryetar’ i zgjedhur për të kontrolluar kryetarin e Kuvendit. Komisioni i përhershëm, i cili drejtohet nga Xhafaj po shihet si një komision që po merr rol mbikëqyrës për veprimet e komisioneve apo organeve të brendshme në raport me zbatimin e ligjeve dhe rekomandimeve. Gjekmarkaj gjithashtu ka kërkuar që në Kuvend të flitet për raportin e DASH. “Pavarësisht se vini nga zgjedhjet farse, Kuvendi e ka zgjedh një kryetar dhe nuk është e nevojshme te zgjedhim një kryetar tjetër për të kontrolluar kryetarin. Nuk doja te flisja por Balla si letrat ka krijuar një të vërtetë të tij, duke folur për arritje. Ne fakt dje...