GJK shpalli të paligjshëm kontrollin e studios së saj, avokatja e Pustinës kërkon pavlefshmëri të akteve dhe të dhënave

GJK shpalli të paligjshëm kontrollin e studios së saj, avokatja e Pustinës kërkon pavlefshmëri të akteve dhe të dhënave

Avokatja e Andia Pustinës, e cila është mes të pandehurve për dosjen “Partizani” ka paraqitur në seancën e sotme në GJKKO argumente të reja, duke u shprehur se Gjykata Kushteuese ka shpallur të paligjshëm kontrollin e ushtruar pranë studios së saj. Avokatja Klodiana Gjyzari kërkoi për këtë arsye pavlefshmërinë e të gjitha akteve dhe të dhënave, pasi sipas saj GJK ka konstatuar se është cenuar e drejta e privatësisë së banesës. “Në këtë kuptim ne kërkojmë pavlefshmëri të sekuestrimit të sendeve pasi policia gjyqësore ka ushtruar kontroll pa vendim gjykate. Kjo gjë tashmë është konstatuar nga gjykata kushtetuese”, u shpreh ajo në seancë. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese: V E N D O S I: Pranimin pjesërisht të kërkesës.Konstatimin e cenimit të së drejtës së kërkueses...