U përfituan nga krimi, sekuestrohen 18 asete me vlerë 3 milionë euro të noteres nga Tirana (Video-Emri)

U përfituan nga krimi, sekuestrohen 18 asete me vlerë 3 milionë euro të noteres nga Tirana (Video-Emri)

Sekuestrohen 18 asete me vlerë 3 milionë euro, me burime të dyshuara kriminale, që dyshohet se i ka përfituar një 35-vjeçare, gjatë kryerjes së detyrës si notere. Paralelisht po kryhen veprime hetimore dhe procedurale, për të gjurmuar dhe sekuestruar pasuri të tjera të 35-vjeçares, Sanja Telhallari, me burime të dyshimta, si dhe për të dokumentuar me prova ligjore burimin e të ardhurave të kësaj shtetaseje. Njoftimi:  Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Nënshkrimi”. Sekuestrohen 18 asete me vlerë 3 milionë euro, me burime të dyshuara kriminale, që dyshohet se i ka përfituar një 35-vjeçare, gjatë kryerjes së detyrës si notere. Asetet e sekuestruara: 13 pasuri të paluajtshme dhe 5 llogari bankare. Paralelisht po kryhen veprime hetimore dhe procedurale, për të gjurmuar dhe sekuestruar pasuri të tjera...