Tentoi të trafikonte 14-vjeçaren në Kosovë, arrestohet 22-vjeçari në Morinë

Tentoi të trafikonte 14-vjeçaren në Kosovë, arrestohet 22-vjeçari në Morinë

Një 22-vjeçar është arrestuar në pikën kufitare të Morinës, pasi tentoi të kalonte në mënyrë të paligjshme një shtetase të mitur, me qëllim trafikimin e saj drejt Kosovës. Policia Kufitare ndaloi automjetin që drejtohej nga shtetasi E. G., 22 vjeç, banues në Berat, i cili udhëtonte së bashku me një pasagjer, A. K., 18 vjeç, dhe një vajzë 14-vjeçare. Hetimet zbuluan se 22-vjeçari po përpiqej ta kalonte të miturën në kufi për ta trafikuar në Kosovë, shkruan A2 CNN. Për pasojë, u arrestuan në flagrancë: E. G., 22 vjeç, për veprën penale “Trafikimi i të miturve”; A. K., 18 vjeç, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”. Ndërkohë, më 28 shtator, familjarët e 14-vjeçares kishin kallëzuar në Policinë e Durrësit largimin e saj nga banesa.