Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Rummenigge: E përgëzoj Stuttgartin, gjeti budallenj të paguanin kaq shumë para për Woltemade
29 Shtator 2025 11:28 Alfred Lleshi Karl-Heinz Rummenigge, një nga figurat kryesore të Bayern Munich, ka folur së fundmi për çmimet e larta të lojtarëve në futbollin europian dhe transferimin e Nick Woltemade. Ai theksoi se kërkesat e Stuttgart për Woltemade ishin të tepruara. “Pak nga pak po arrijmë në dimensione që nuk më duken të pranueshme. Nuk duhet t’i përmbushim të gjitha kërkesat”, – tha ai për mediat bavareze. Woltemade u transferua te Newcastle për 75 milionë euro, një shifër që Rummenigge e komentoi me ironi: “E uroj Stuttgartin se gjeti budallenj të paguanin kaq shumë për Woltemade”. Deri tani, sulmuesi ka luajtur 3 ndeshje në Premier League, duke shënuar 2 gola; njëri në fitoren ndaj Wolves dhe tjetri në humbjen 2-1 ndaj Arsenalit...