“Ushtrim të ndikimit të paligjshëm”/ Apeli i GJKKO i ndalon avokatit Besart Logu kryerjen e profesionit

“Ushtrim të ndikimit të paligjshëm”/ Apeli i GJKKO i ndalon avokatit Besart Logu kryerjen e profesionit

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka vendosur të ndalojë përkohësisht ushtrimin e profesionit të avokatit për Besart Logun, i cili ndodhet nën hetim për veprën penale të “ushtrimit të ndikimit të paligjshëm”. Në një vendim të shpallur sot nga gjyqtari Florjan Kalaja, Apeli ndryshoi masën e mëparshme të sigurisë të dhënë nga shkalla e parë, duke zbatuar nenin 243 të Kodit të Procedurës Penale. Masa e re ndaluese i ndalon Logut të ushtrojë aktivitetin si avokat, në pritje të përfundimit të hetimeve. “Urdhërohet ndalimi i përkohshëm i ushtrimit të profesionit të avokatisë për shtetasin B.L.”, thuhet në njoftimin zyrtar të gjykatës, e cila ka urdhëruar gjithashtu njoftimin zyrtar të Dhomës Kombëtare të Avokatisë për këtë masë. Aktualisht, Besart Logu...