VIDEO/ Dasma kthehet në tragjedi, dhëndri rrëzohet në tokë dhe humb jetën gjatë kërcimit me nusen

VIDEO/ Dasma kthehet në tragjedi, dhëndri rrëzohet në tokë dhe humb jetën gjatë kërcimit me nusen

Një dasmë në Egjipt u kthye në tragjedi, pasi dhëndri ndërroi jetë papritur gjatë vallëzimit me nusen. Ngjarja e rëndë ndodhi të enjten e kaluar në provincën Asuan, ku Ashraf Abu Hakam, siç raportojnë mediat lokale, humbi ndjenjat dhe ra në tokë teksa kërcehej me bashkëshorten e tij. Pamjet e momentit janë regjistruar nga të ftuarit në dasmë, të cilët fillimisht shfaqen duke festuar dhe duartrokitur çiftin që kërcente një valle tradicionale egjiptiane me shkopinj Saidi, deri në momentin kur Hakam rrëzohet papritur për tokë, përballë të afërmve dhe miqve të tij. Menjëherë pas rrëzimit, të pranishmit tentuan t’i jepnin ndihmën e parë, ndërsa më pas mbërritën dhe shërbimet mjekësore emergjente. Megjithatë, përpjekjet për ta rikthyer në jetë rezultuan të pasuksesshme. Mjekët konfirmuan se shkaku...