Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Lufta e re ka nisur, ish-kreu i MI5 zbulon përplasjen e fshehtë mes Britanisë dhe Rusisë
Mbretëria e Bashkuar mund të jetë tashmë në një gjendje lufte me Rusinë për shkak të intensitetit të sulmeve kibernetike, sabotimeve dhe aktiviteteve të tjera armiqësore të orkestruara nga Moska, sipas Eliza Manningham-Buller, ish-drejtore e Shërbimit Sekret të Sigurisë Britanik (MI5). Duke folur në një podcast me Lordin John McFall, Manningham-Buller u shpreh se ndan të njëjtin mendim me eksperten e njohur për çështjet ruse, Fiona Hill, e cila më herët këtë vit u shpreh se Rusia është tashmë në një gjendje lufte me Perëndimin. “Mendoj se ajo mund të ketë të drejtë kur thotë se ne jemi tashmë në luftë me Rusinë. Është një lloj tjetër lufte, por armiqësia, sulmet kibernetike, sulmet fizike dhe aktivitetet e inteligjencës janë të gjera”, deklaroi ajo. Sipas saj,...