Debati në Konferencën e Kryetarëve, PD nuk heq dorë nga kërkesa për shkarkimin e Niko Peleshit: Mblidhni Këshillin e Legjislacionit

Debati në Konferencën e Kryetarëve, PD nuk heq dorë nga kërkesa për shkarkimin e Niko Peleshit: Mblidhni Këshillin e Legjislacionit

Në Konferencën e Kryetarëve, kreu i Grupit të PD, Gazment Bardhi, ka kërkuar thirrjen e Këshillit të Legjislacionit për shqyrtimin e kërkesës së opozitës, lidhur me shkarkimin e drejtuesit të Kuvendit, Niko Peleshi. “Ju sjell në vëmendje se keni detyrim të thërrisni Këshillin e Legjislacionit për kërkesën e PD për shkarkimin e kryetarit të Kuvendit. Thirrja e Këshillit është detyrim që ju duhet ta respektoni. Kemi sjellë edhe një kërkesë për ripërsëritjen e seancës së 12 shtatorit. Kalimi pa debat, kemi arsyetuar se është në shkelje të Kushtetutës dhe rregullores. Ju duhet ta përfshini atë kërkesë”, tha Bardhi. Çështja e 3-te. Ne kemi dorëzuar një kërkesë për Mocion me Debat mbi programin e qeverisë për 4 vitet e ardhshme. Në bazë të rregullore do duhej...