Sot pritet seanca e Veliajt në GJKKO, avokatët e tij kërkojnë shtyrjen, zbardhen detajet

Sot pritet seanca e Veliajt në GJKKO, avokatët e tij kërkojnë shtyrjen, zbardhen detajet

Këtë të hënë në ora 12;00 është parashikuar të mbahet në GJKKO seanca paraprake për dosjen e Erion Veliajt dhe 30 të pandehur të tjerë, mes të cilëve 12 janë OJF dhe shoqëri. Por para nisjes së seancës paraprake, avokatët e Erion Veliajt kërkojnë shtyrje të saj. Siç bëjnë me dije burimet e gazetares së Top Channel, Anila Hoxhës pritet që procesi të mos bëhet pasi avokatja e biznesmenit Elman Abule, një prej të pandehurve, ndodhet në një tjetër seancë gjyqësore.   Top Channel