Tentoi të trafikonte një të mitur drejt Kosovës, arrestohet 22-vjeçari në Morinë

Tentoi të trafikonte një të mitur drejt Kosovës, arrestohet 22-vjeçari në Morinë

Një 22-vjeçar nga Berati është arrestuar në pikën kufitare të Morinës, pasi tentoi të kalonte në mënyrë të paligjshme një vajzë 14-vjeçare drejt Kosovës. Në pranga ka përfunduar edhe një 18-vjeçar, pasagjer në automjet, për moskallëzim të krimit. Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, mjeti me të cilin po udhëtonin E. G., 22 vjeç, A. K., 18 vjeç, dhe e mitura, u ndalua në dalje të territorit të Shqipërisë, gjatë një kontrolli rutinë të shërbimeve të Policisë Kufitare në Morinë, bazuar në analizën e riskut dhe informacionet operative. Gjatë verifikimeve rezultoi se vajza 14-vjeçare ishte larguar nga banesa ditë më parë dhe për këtë rast, më datë 28 shtator 2025, familjarët kishin bërë kallëzim në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës. Pas hetimeve paraprake, u krijua dyshimi...