Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
SPAK e akuzon për ryshfet 8 mijë €, GJKKO liron avokatin Besart Logu
Besart Logu TIRANË-Avokatit Besart Logu i është hequr masa e sigurisë 'arrest shtëpiak', pasi SPAK e akuzon për ushtrim të ndikimit të paligjshëm. Gjykata e Posaçme ka vendosur që të heqë masën e sigurisë ‘arrest me burg’ ndaj avokatit Besart Logut, por i ndalohet që të ushtrojë profesionin e tij. “Ndryshimin e Vendimit Nr. 92, datë 11.09.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin e Krimin e Organizuar. Caktimin ndaj Z. B.L. të masës së sigurimit ndalues të parashikuar nga neni 243 i Kodit të Procedurës Penale, duke urdhëruar ndalimin e përkohshëm të ushtrimit të profesionit të avokatisë. Urdhërohet sekretaria gjyqësore që një kopje të këtij vendimi t’i njoftohet Dhomës Kombëtare të Avokatisë”, -thuhet në vendimin e GJKKO. Në njoftimin e SPAK, thuhet se Logu...