Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Takimi që mund të ndryshojë fatin e Gazës, Netanyahu dhe Trump ballë për ballë në Shtëpinë e Bardhë
Vetëm pak ditë pas fjalimit sfidues në OKB ku hodhi poshtë thirrjet për armëpushim në Gaza, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu do të takohet të hënën në Uashington me aleatin e tij më të fortë: Presidentin amerikan Donald Trump. Ky takim vjen në një moment tejet delikat, ku Izraeli po përballet me izolim ndërkombëtar në rritje, kritika nga aleatët historikë dhe kërcënime për destabilizim të qeverisë së Netanyahut në vend. Ndërkohë, edhe administrata e Trump po tregon shenja të qarta impatience, duke kërkuar një përfundim të afërt të luftës. Në një postim në rrjetet sociale një ditë para takimit, Trump shkroi: “Kemi një mundësi të vërtetë për madhështi Lindjen e Mesme. Të gjithë janë në bord për diçka të veçantë, për herë të parë në histori....