Tabaku: Raporti i DASH ekspozon realitetin e hidhur të Shqipërisë – korrupsion, ligje me porosi dhe ekonomi në pak duar

Tabaku: Raporti i DASH ekspozon realitetin e hidhur të Shqipërisë – korrupsion, ligje me porosi dhe ekonomi në pak duar

Deputetja e Partisë Demokratike dhe kryetare e Komisionit të Medias dhe të Drejtave të Njeriut, Jorida Tabaku, ka reaguar sot pas publikimit të raportit të fundit të Departamentit Amerikan të Shtetit, duke theksuar se dokumenti pasqyron problemet më të thella të qeverisjes në Shqipëri. “Raporti i DASH nuk lë vend për interpretime. Shqipëria sot përballet me korrupsion galopant, ligje të bëra me porosi, abuzime të përsëritura me PPP-të, mungesë totale të një mekanizmi të qartë për shqyrtimin e investimeve të huaja dhe një ekonomi të përqendruar në pak duar që po e varfëron vendin,” shkruan Tabaku në reagimin e saj në rrjetet sociale. Sipas saj, këto janë pikërisht problemet që opozita ka denoncuar prej vitesh dhe që tani marrin vulën e një institucioni të rëndësishëm...