‘Michele po shkatërrohet në qeli në Shqipëri’/ Flet bashkëshortja e profesorit italian: Makina Mercedes po vinte si plumb…

‘Michele po shkatërrohet në qeli në Shqipëri’/ Flet bashkëshortja e profesorit italian: Makina Mercedes po vinte si plumb…

Nga Alessandra Ziniti, LA REPUBBLICA Nga burgu i Fierit në Shqipëri, ku ndodhet i ndaluar prej gati dy muajsh pas një aksidenti rrugor në të cilin humbi jetën një djalosh 16-vjeçar tre ditë më vonë në spital, vjen zëri i vuajtur i Michele D’Angelo-s, profesor i Biologjisë në Universitetin e L’Aquila-s, përmes të shoqes së tij, Vanessa Castelli, edhe ajo pedagoge në të njëjtin universitet. “Kam pasur një kolaps psikologjik, por po përpiqem të rezistoj. Nuk kërkojmë privilegje, por respektimin e të drejtave themelore dhe garancive që çdo qytetar duhet të ketë, sidomos në momente kaq të vështira”. Pak para se të nisej sërish për në Shqipëri për vizitën javore në burg, Vanessa Castelli, përmes gazetës Repubblica, i drejton një apel të ndjerë Giorgia Meloni-t....