E rëndë më Michigan/ Një person qëllon me armë besimtarët dhe i vë flakën kishës, 4 të vdekur dhe 8 të plagosur

E rëndë më Michigan/ Një person qëllon me armë besimtarët dhe i vë flakën kishës, 4 të vdekur dhe 8 të plagosur

ZJARRI NE KISHE SHBA- Të paktën katër persona janë vrarë dhe tetë të tjerë janë plagosur pasi një person i armatosur, hyri me një automjet brenda një kishe në Michigan, hapi zjarr dhe i vuri flakën ndërtesës, thotë policia. Zyrtarët thanë se sulmi në Kishën që gjendet në një qytet 100 km në veriperëndim të Detroitit, ndodhi gjatë një shërbese të së dielës ku morën pjesë qindra njerëz. I dyshuari, i identifikuar si Thomas Jacob Sanford, 40 vjeç, nga Burton, Michigan, u qëllua për vdekje më vonë nga policia në parkingun e kishës. Autoritetet po e hetojnë incidentin si një "akt dhune të qëllimshëm”, por thonë se motivi mbetet i paqartë. Dy viktima vdiqën nga plagët me armë zjarri, tha shefi i policisë së Grand...