Tritol servisit të makinave në Fushë-Krujë, pronari e gjen biznesin e dëmtuar

Tritol servisit të makinave në Fushë-Krujë, pronari e gjen biznesin e dëmtuar

FOTO ILUSTRUESE KRUJË-Një sasi lënde eksplozivi ka shpërthyer një ditë më parë (28 shtator) jashtë ambjenteve të një servizi makinash në Fushë-Krujë. Incidenti është raportuar nga vetë pronari i biznesit, i cili mëngjesin e sotëm e ka gjetur qepenin e servisit të dëmtuar. Policia ka nisur hetimet për kapjen e autorit, dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes. Njoftimi i policisë: Më datë 28.09.2025, shtetasi A. G, banues në fshatin Luz, Fushë-Krujë, ka njoftuar se ka konstatuar të dëmtuar qepenin e servisit për automjete. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se është dëmtuar me lëndë plasëse. Grupi hetimor po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./ZËRI