Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Vuçiç nuk kthehet “duarbosh” nga Nju Jorku, SHBA shtyn për herë të shtatë sanksionet,ja sa ditë i kanë mbetur Beogradit
Marsela SHYTIA Pas bisedimeve me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, Shtetet e Bashkuara shtynë fillimin e zbatimit të sanksioneve kundër Industrisë së Naftës së Serbisë (NIS) për 8 ditë të tjera, pra deri më 8-9 tetor, raporton Radio Televizioni i Serbisë (RTS). Sipas shtyrjes së fundit të sanksioneve kundër NIS, ato duhej të hynin në fuqi të mërkurën, më 1 tetor, megjithatë, siç ka mësuar RTS, pas negociatave të udhëhequra nga Presidenti Vuçiç, siç pretendojnë ata, pala amerikane vendosi ta shtyjë atë afat për tetë ditë të tjera. Vuçiç i tha më parë RTS-së se bisedimet me partnerët amerikanë kishin rinisur me një kërkesë tjetër për shtyrjen e sanksioneve kundër NIS-it. Shtyrja e sanksioneve Ndërsa pritej gjatë ditës nëse amerikanët do ta shtynin apo jo...