Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Plas tritoli në Fushë-Krujë, biznesmeni gjen derën e servisit të dëmtuar
Kronikë E Hënë, 29 Shtator 2025 09:53 Pronari i një servisi në zonën e Fushë-Krujës ka denoncuar në polici dëmtimin e biznesit të tij. Paraprakisht mendohet se qepeni i servisit është dëmtuar nga një shpërthim me lëndë plasëse. Pronari A. G., ka bërë njoftimin në polici pasi ka konstatuar dëmtimin ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes si dhe për kapjen e autorit. “Krujë – Më datë 28.09.2025, shtetasi A. G, banues në fshatin Luz, Fushë-Krujë, ka njoftuar se ka konstatuar të dëmtuar qepenin e servisit për automjete. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se është dëmtuar me lëndë plasëse. Grupi hetimor po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”,...