Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Bie aksidentalisht nga ballkoni në Tiranë, 52-vjeçari gjerman niset drejt spitalit
Një shtetas gjerman është rrëzuar aksidentalisht nga ballkoni i një ambienti ku po qëndronte në kryeqytet. Policia bën me dije se menjëherë i kanë ardhur në ndihmë shërbimet mjekësore, dhe është transportuar në spital. Pas marrjes së trajtimit të nevojshëm, 52-vjeçari ka lënë ambientet e spitalit. “Më datë 29.09.2025, në rrugën “Jordan Misja”, dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht nga ballkoni i dhomës ku ishte akomoduar shtetasi gjerman U. K., 52 vjeç. Pas marrjes së ndihmës mjekësore, ai doli nga spitali”, thuhet në deklaratën e policia.