Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Shpërthim me eksploziv në një servis në Fushë Krujë, detajet e para
Një shpërthim me lëndë plasëse është regjistruar në zonën e Fushë-Krujës mëngjesin e sotëm. Sipas policisë shpërthimi ka ndodhur në një servis makinash, duke shkaktuar dëme materiale. “Më datë 28.09.2025, shtetasi A. G, banues në fshatin Luz, Fushë-Krujë, ka njoftuar se ka konstatuar të dëmtuar qepenin e servisit për automjete. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se është dëmtuar me lëndë plasëse”, njofton policia. Sakaq, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.