Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Konflikt për dritat e gjata, zbardhet dinamika e vrasjes së biznesmenit italian
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga hetimet për vrasjen e biznesmenit italian, Edoardo Sarchi. Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije për A2 CNN se në bazë të dëshmive të personave që kanë qenë të pranishëm është rindërtuar edhe dinamika e ngjarjes. Në polici kanë dëshmuar Eqerem Braçi dhe dy djemtë e tij, miq të italianit më të cilët kishte dalë edhe për gjueti. Po ashtu ka dëshmuar edhe një banor i zonës që ka stanin afër vendit ku ndodhi ngjarja dhe ka rastisur pranë. Dinamika që ka ngritur deri tani grupi hetimor është se një person tjetër ka qenë duke lëvizur po në të njëjtën rrugë me makinë dyshohet edhe ky i fundit për gjueti. Rruga në fshatin Salari është e ngushtë...