Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Ukraina në ngërç/ Rusia nuk po avancon dhe Kievi ende pret raketat Tomahawk
Që titulli i editorialit të Financial Times “Pse Ukraina po fiton luftën” i nënshkruar nga historiani dhe filozofi izraelit Yuval Noah Harari, është ndoshta tepër optimist, bëhet veçanërisht i dukshëm pikërisht në ditën kur Kremlini ka rifilluar bombardimin me egërsi të qyteteve të mëdha ukrainase. Dhe po aq pak realist është skenari i përmendur nga Donald Trump në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në New York, sipas të cilit forcat ukrainase do të rimarrin territoret e pushtuara nga Rusia, një ide që të gjithë analistët ushtarakë e shohin me skepticizëm. Vetë gjenerali Valery Zaluzhny, tani ambasador në Londër, ka pranuar se operacioni në Kursk ka qenë një gabim i kushtueshëm për Ukrainën, duke shkaktuar shumë viktima. “Nuk e di saktësisht çmimin e këtyre veprimeve, por...