Dembele nuk e lë askund “Topin e Artë”: Kam fjetur me të që nga e hëna, është i rëndë për t’u mbajtur

Dembele nuk e lë askund “Topin e Artë”: Kam fjetur me të që nga e hëna, është i rëndë për t’u mbajtur

29 Shtator 2025 9:58 Alfred Lleshi Ousmane Dembélé, fitues i “Topit të Artë” 2025, ka ndarë emocionet e tij me “Telefoot”, pas festës në “Parc des Princes”. Ai nuk e fshehu entuziazmin. “Kisha si një nyje në stomak, por më pas gjithçka shkoi qetë, vetëm krenari, vetëm gëzim. Që nga e hëna (22 shtator) fle me të. Nuk më lë më. Është i rëndë për t’u mbajtur”, – tha me shaka sulmuesi francez. Ish-lojtari i Barcelonës tregoi me humor edhe rolin e tij në kombëtaren e Francës në prag të Botërorit 2026: “Qëndërsulmues? Jo. Ne luajmë kudo, vendos trajneri. Po t’ia thoja Luis Enriques, do të më vriste: ‘Je i çmendur? Shko ulu në stol!’”. Megjithatë, Dembélé pranoi se nuk do ta refuzonte një provë...