Teoria konspirative që po qarkullon në rrjetet sociale: Zbulohet data kur do të nisë Lufta e Tretë Botërore

Teoria konspirative që po qarkullon në rrjetet sociale: Zbulohet data kur do të nisë Lufta e Tretë Botërore

Që nga shkurti i vitit 2022, kur Rusia nisi agresionin ndaj Ukrainës, bota është përballur me frikën e një përshkallëzimi të madh ushtarak që mund të çojë në një Luftë të Tretë Botërore. Së fundmi, tensionet janë rritur më tej me shkeljet e hapësirës ajrore nga avionët dhe dronët rusë mbi vende të NATO-s si Estonia, Polonia, Norvegjia dhe Danimarka – duke ndezur edhe më shumë frikën e një konflikti global. Por tani, rrjetet sociale po përvëlohen nga një teori konspirative, e cila pretendon se Lufta e Tretë Botërore do të nisë më 3 nëntor 2025. Pse pikërisht kjo datë? Si lindi konspiracioni? Gjithçka rrjedh nga një intervistë me ish-komandantin e NATO-s për Evropën, gjeneralin Richard Shirreff, dhënë për “Daily Mail”. Në intervistë, Shirreff paralajmëroi...