Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Dialogu strategjik, Kurti zbulon dy arsyet që çuan në pezullim
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka përmendur dy arsye që, sipas tij, çuan deri tek pezullimi i dialogut të planifikuar strategjik me Shtetet e Bashkuara. Kurti deklaroi se arsyeja e parë është fillimi i zbatimit të sundimit të ligjit në veri të Kosovës, kurse e dyta lidhet me presionin e SHBA-së për ta larguar Serbinë nga Rusia. “E para është për shkak të fillimit të sundimit të ligjit në veri të Kosovës, ku nuk mund të bëj kompromise… SHBA-të e konsiderojnë shumë të rëndësishme ta tërheqin Serbinë nga hemisfera lindore. Dhe ne, duke qenë të palëkundur në zbatimin e ligjit, demokracisë, sovranitetit shtetëror dhe integritetit territorial, disa politikanë dhe diplomatë në SHBA vlerësojnë se ne nuk jemi duke ndihmuar SHBA-në në shkëputjen e...