Kodi i ri penal kundërshtohet dhe nga të burgosurit e Peqinit: Nuk ka ëngjëj në këtë botë mëkatare

Kodi i ri penal kundërshtohet dhe nga të burgosurit e Peqinit: Nuk ka ëngjëj në këtë botë mëkatare

burgu i peqinit TIRANË- Ndryshimet në Kodin Penal, që janë diskuatuar së fundi në vend, dhe pritet të kalojnë në Kuvend përgjatë kësaj legjislature, kanë hasur kundërshti dhe në radhët e të burgosurve. Në një letër që i kanë dërguar Ministrit të Drejtësisë, një grup i të burgosurve në burgun e sigurisë së lartë në Peqin, kanë shprehur kundërshti me disa prej neneve që pritet të ndryshojnë në Kodin Penal. “Ne të dënuarit jemi të prekur drejtpërdrejtë nga drafti dhe ndaj kërkojmë që llogaritja e paraburgimit të ndryshohet, konkretisht një ditë paraburgim të ketë vlerën e dy ditëve burgim, ose të lihet siç ka qenë, pasi të barazosh një ditë arrest shtëpie me një ditë paraburgim është absurd dhe fyese. Nuk mund të barazosh anën...