Axhendë e ngjeshur e Kuvendit! Mblidhet konferenca e kryetarëve, në mesditë seanca

Axhendë e ngjeshur e Kuvendit! Mblidhet konferenca e kryetarëve, në mesditë seanca

seance ne kuvend TIRANË- Pas ngritjes së komisioneve parlamentare në seancën e javës së kaluar, Kuvendi pritet të ketë një axhendë të ngjeshur edhe këtë javë që sapo ka nisur. Fillimisht në Kryesinë e Kuvendit do të mblidhet konferenca e kryetarëve, ku do të diskutohet mbi axhendën e Kuvendit dhe më pas në orën 13:00 deputetët do të mblidhen në seancë plenare. Axhenda e konferencës së kryetarëve  1. Shqyrtimi i projektprogramit të punës së Kuvendit për periudhën 29 shtator – 7 nëntor 2025.  2. Shqyrtimi i projektkalendarit të punimeve të Kuvendit për periudhën 29 shtator – 17 tetor 2025.   Urdhëri për seancën plenare I. Mbledhjen e Kuvendit në seancë plenare në datën 29.9.2025, ora 13:00. II. Rendi i ditës i seancës plenare është si më poshtë: 1. Miratimi...