“Më 3 nëntor shpërthen Lufta e Tretë Botërore”, teoria që po çmend rrjetin

“Më 3 nëntor shpërthen Lufta e Tretë Botërore”, teoria që po çmend rrjetin

Që nga fillimi i luftës në Ukrainë në shkurt të vitit 2022, frika për shpërthimin e një lufte të tretë botërore është bërë gjithnjë e më e pranishme në opinionin publik. Tensionet mes Rusisë dhe Perëndimit janë rritur ndjeshëm, sidomos pas raportimeve për hyrje të dronëve dhe avionëve rusë në hapësirat ajrore të vendeve anëtare të NATO-s, si Estonia, Polonia, Norvegjia dhe Danimarka. Në këtë klimë të mbushur me pasiguri, në rrjetet sociale ka shpërthyer një teori konspirative që parashikon nisjen e një konflikti global pikërisht më 3 nëntor 2025. Burimi i kësaj teorie është një intervistë e dhënë për “Daily Mail” nga Richard Shirreff, ish-komandant i lartë i NATO-s në Evropë, i cili ka ndërtuar një skenar hipotetik për të treguar sa shpejt mund...