Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Tërmet politik në Nju Jork, kryebashkiaku Adams tërhiqet 5 javë para votimeve
Në një zhvillim të papritur politik, kryetari i bashkisë së Nju Jorkut, Eric Adams, ka njoftuar tërheqjen nga gara për rizgjedhje, pak më shumë se një muaj para zgjedhjeve. Lajmi u bë i ditur përmes një videoje në rrjetet sociale, ku Adams pranoi se pas një viti skandalesh dhe një hetimi federal për korrupsion — tashmë i mbyllur — nuk ishte më “një kandidat i besueshëm”. Adams, 65 vjeç, do të qëndrojë në detyrë deri në fund të mandatit, por nuk do të vazhdojë fushatën. Ai përmendi vështirësitë në mbledhjen e fondeve dhe ndikimin negativ të akuzave, ndonëse nuk është dënuar për asnjë shkelje. Tërheqja e tij hap garën mes tre kandidatëve kryesorë: Zohran Mamdani, 33 vjeç, deputet progresist i Asamblesë së Shtetit, përfaqëson të...