Merino: Fitore e madhe, është gjithnjë bukur të marrësh tri pikë në shtesë

Merino: Fitore e madhe, është gjithnjë bukur të marrësh tri pikë në shtesë

Arsenal arriti një fitore të madhe 2-1 në fushën e Newcastle në Premier League, sukses me përmbysje që erdhi në minutat e fundit. Një nga protagonistët e “topçinjve” ishte Mikel Merino, që realizoi golin e barazimit provizor. “Është e pabesueshme të fitosh këto lloj ndeshjesh. Të shënosh në fund është gjëja më e mirë. Por padyshim, nga pikëpamja ime, është edhe më e veçantë. Të qenit në gjendje të shënosh dhe të ndihmosh ekipin është diçka e jashtëzakonshme. Nuk mund të kishte shkuar më mirë, duke fituar në minutën e fundit”, tha Merino. Merino luajti një sezon te Newcastle përpara se t’i bashkohej Real Sociedad: “Të kthehesh këtu është gjithmonë bukur, të shohësh fytyra të njohura, miq të vjetër. Kam kujtime fantastike nga ky vend....