“Mos votoni”, Vasili akuzon kryeministrin: Me Ramën, Shqipëria ka humbur 12 vjet të çmuara për integrimin europian

“Mos votoni”, Vasili akuzon kryeministrin: Me Ramën, Shqipëria ka humbur 12 vjet të çmuara për integrimin europian

Ndërsa të gjithë kryeministrat dhe kryetarët e partivë në të gjithë botën, gjatë fushatave elektorale, u bëjnë thirrje qytetareve të dalin masivisht në votime, Kryeministri Edi Rama, u kërkon të qëndrojnë në shtëpi dhe të mos votojnë, në rast se nuk duan ta hedhin votën për të dhe PS. Në një intervistë për një emision televiziv, deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili thotë se një deklaratë të tillë mund ta bëjë vetëm një mafioz që i trembet votës së qytetarëve. Petrit Vasili: “Këtë mund ta thotë vetëm një mafioz që ka hequr maskën pasi shikon se asnjë lloj mashtrimi nuk ecën më. Mesazhi po nuk më votuan mua mos shkoni fare në votime, është mesazh i një njeriu që ka humbur çdo shpresë, ndjen falimentimin...