Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
27 vite më i madh se Yamal…; njihuni me portierin ikonik të Botërorit për Klube në SHBA
Fabio, portieri legjendar i Fluminense, vazhdon të shkruajë histori. I lindur më 30 shtator 1980, ai është plot 27 vite më i madh se sensacioni i ri i futbollit botëror, Lamine Yamal (i lindur më 13 korrik 2007). Dhe në moshën 44-vjeçare, Fabio ka udhëhequr Fluminense drejt një gjysmëfinaleje historike në Kupën e Botës për Klube, duke e kthyer skuadrën nga Rio de Janeiro në surprizën e madhe të turneut. Fluminense nuk është vetëm skuadra më e befasishme e kompeticionit, por edhe një nga më të fortat në mbrojtje. Skuadra e drejtuar nga Renato Gaúcho ka pësuar vetëm 3 gola...