Nis puna për ndërtimin e stadiumit të Kamzës, Rama ndan pamjet: Me standarde të FIFA

Nis puna për ndërtimin e stadiumit të Kamzës, Rama ndan pamjet: Me standarde të FIFA

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale një video nga kantieri për ndërtimin e stadiumit të ri në Kamzë, i cili tashmë ka nisur punën. Sipas kreut të qeverisë, ky stadium i ri do të jetë totalisht sipas standardeve të FIFA “Me këto pamje nga puna për stadiumin që po ndërtohet në Kamzë, Valias, sipas standardeve IFAB/FIFA, në bashkëpunim me Federatën Shqiptare të Futbollit, me një fushë sportive prej 8,030 m², dhe 3,000 ndenjëse për tifozët dhe publikun që do të ndjekin ndeshjet e futbollit, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama.