DOSJA ‘VELIAJ’/ GJKKO vendos sot kalimin ose jo për gjykim të ish-kryebashkiakut, Ajola Xoxës dhe të pandehurve të tjerë

DOSJA ‘VELIAJ’/ GJKKO vendos sot kalimin ose jo për gjykim të ish-kryebashkiakut, Ajola Xoxës dhe të pandehurve të tjerë

Sot, në orën 12:00, në GJKKO zhvillohet seanca paraprake për Erion Veliajn, bashkëshorten e tij Ajola Xoxa, dhe të pandehurve të tjerë në çëshjen që SPAK e dërgoi për gjykim më 10 shtator. Gjyqtarja Etleva Deda do të vendosë nëse dosja do të kalojë për gjykim, apo ta rikthejë në Prokurorinë e Posaçme për hetime të mëtejshme. Veliaj do të përballet në gjykatë me pesë akuza të rënda: korrupsion, pastrim parash, fshehje pasurie, shpërdorim detyre, si dhe futje e sendeve të ndaluara në qeli. Sipas SPAK, Veliaj akuzohet për korrupsion pasiv në 9 raste, në marrëdhënie me disa kompani që, në këmbim të përfitimeve të parregullta në para dhe pasuri të paluajtshme, kanë përfituar leje ndërtimi apo fonde publike nga Bashkia e Tiranës. Edhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa, përballet me akuza për korrupsion pasiv...