Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Sulmi me armë në Michigan, katër të vrarë/ Eliminohet pas ngjarjes ekzekutori, çfarë dihet deri më tani
Katër persona kanë humbur jetën dhe tetë të tjerë janë plagosur në një sulm të armatosur dhe zjarrvënie në Kishën e Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme në qytetin Grand Blanc, gjatë një shërbese të mbajtur të dielën paradite. I dyshuari, Thomas Jacob Sanford, 40 vjeç, nga Burton, Michigan, hyri me makinë në ndërtesën e kishës rreth orës 10:25 të mëngjesit (ora lokale), hapi zjarr me një pushkë sulmi ndaj besimtarëve dhe më pas i vuri flakën ambientit. Ai u vra nga policia vetëm tetë minuta pas sulmit, në parkingun e kishës. Sipas shefit të policisë së Grand Blanc Township, William Renye, dy nga viktimat humbën jetën nga plagët me armë zjarri, ndërsa dy të tjerë u gjetën më vonë pa jetë brenda...