Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Orban dhe Fico bëjnë aleancë kundër presionit evropian: Nuk heqim dorë nga nafta ruse! Vendimi për energjinë është sovran
Kryeministri hungarez Viktor Orbán dhe homologu i tij sllovak, Robert Fico, deklaruan se nuk kanë ndërmend të braktisin naftën ruse, duke kundërshtuar hapur presionet nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Dy liderët theksuan se përbërja energjetike është një vendim sovran i çdo shteti dhe nuk duhet të diktohet nga jashtë. “Nuk ka askush të drejtën të na thotë se nga kush duhet të marrim gazin dhe naftën,” u shpreh Fico gjatë një fjalimi para një grupi qytetarësh në qytetin hungarez të Esztergom. Ai shtoi se “sipas të drejtës ndërkombëtare, është e drejtë sovrane e një vendi të përcaktojë vetë përbërjen e burimeve të tij energjetike.” Fico mbështeti hapur qëndrimin e Orbán-it, duke e cilësuar synimin e BE-së për të ndërprerë varësinë energjetike...