Hekurudha Vorë – Hani i Hotit do të ketë 13 stacione, shtohet një i ri në Lezhë

Hekurudha Vorë – Hani i Hotit do të ketë 13 stacione, shtohet një i ri në Lezhë

Projekti i hekurudhës Vorë – Hani i Hotit parashikon13 stacione përgjatë saj, ku një pjesë e mirë e tyre janë në linjën ekzistuese por që mund të zhvendosen me pak metra për të përmirësuar qarkullimin në kontekstin që zonat ndodhen sot.Një dokument i hartuar nga konsulenti për llogari të Hekurudhës Shqiptare detajon se vetëm në Lezhë do të kemi dy stacione, ku një prej tyre është i ri.“Në projekt janë marrë në konsideratë gjithsej 13 stacione, nga të cilat vetëm një (Lezhë 2) është një shtesë e re, që kërkon si një vendndodhje të re ashtu edhe një ndërtesë të re.Stacionet e tjera janë ekzistuese; ato ose do të rindërtohen në vendndodhjet e tyre aktuale ose do të shemben dhe rindërtohen, me ndryshime të vogla...