Burimi:
Monitor.al

Foto © Monitor.al
Paga mesatare 830 euro, por gjysma e të punësuarve në vend marrin më pak se 630 euro në muaj
Paga mediane arriti në 63,456 lekë në tremujorin e dytë të vitit 2025, ose rreth 630 euro. Kjo do të thotë se gjysma e të gjithë të punësuarve në Shqipëri kanë marrë një pagë mujore bruto më të vogël ose të barabartë me këtë shumë, ndërsa gjysma tjetër ka marrë më shumë.Paga mediane përfaqëson një nivel më të ulët se paga mesatare e cila në të njëjtën periudhe ishte mbi 83 mijë lekë bruto në muaj (rreth 830 euro). Më të dhëna zyrtare paga mediane ishte 24% më e ulët se paga mesatare në tremujorin e dytë të vitit aktual.Paga mesatare dhe paga mediane janë dy mënyra të ndryshme për të treguar sa fitojnë punonjësit. Paga mesatare llogaritet duke mbledhur të gjitha pagat dhe duke...