Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
I dënuari për krime lufte në Kosovë Pavkoviç lirohet nga burgu
Gjenerali serb, Nebojsha Pavkoviç, i dënuar për krime lufte kundër shqiptarëve në Kosovë, është liruar nga burgu në Finlandë dhe ka shkuar në Serbi, bëri të ditur kryeministri serb, Gjuro Macut, më 28 shtator. Pavkoviç, ish-komandant i Ushtrisë së Tretë të Jugosllavisë, me vendim të formës së prerë ishte dënuar me 22 vjet burgim për krime kundër shqiptarëve të Kosovës më 1999. Macut tha se është plotësuar kërkesa e Qeverisë së Serbisë që Pavkoviçit, “për shkaqe shëndetësore, t’i mundësohet lirimi i parakohshëm”. Ai shtoi se me këtë “akt konfirmohet se shteti kujdeset për qytetarët e vet dhe se angazhohet për parime humane në marrëdhëniet ndërkombëtare”. Sipas kryeministrit të Serbisë, Pavkoviç do të vazhdojë trajtimin mjekësor në Serbi. Lirimin e tij nga burgu e kishte paralajmëruar...