Te Reali nuk presin më gjatë, ky lojtar do të huazohet me patjetër në merkaton e janarit

Te Reali nuk presin më gjatë, ky lojtar do të huazohet me patjetër në merkaton e janarit

28 Shtator 2025 21:41 Telesport Edhe pse u përfol shumë gjatë gjithë merkatos së verës, për një largim të Endrick në formë huazimi, braziliani refuzoi të gjitha propozimet dhe vendosi të qëndrojë te Real Madrid. Por, ashtu si edhe sezonin e kaluar me Carlo Ancelotti-n, edhe tani me Xabi Alonso-n, braziliani nuk po gjen dot hapësira. Ndaj, për këtë arsye drejtuesit e klubit madrilen kanë vendosur ta dërgojnë në huazim gjatë merkatos së janarit. “COPE” raporton se më shumë mundësi, Endrick do të huazohet brenda La Ligës, ku ka një interesim të mëdha nga disa klube. Kujtojmë se Real Madrid pagoi 60 milionë euro te Palmeiras për Endrick, i konsideruar si ylli i ri i futbollit botëror, por deri tani ka qenë totalisht në hije.